Kushtet e përgjithshme të kontratës (KPK)

1. Fusha e zbatimit

Termat dhe kushtet e përgjithshme i rregullojnë marrëdhëniet kontraktuese mes klientit (i quajtur shpallësi) dhe Shtëpia Urban© (e quajtur platforma e patundshmërive). Termat dhe kushtet zbatohen për shërbimet dhe produktet e ofruara nga Shtëpia Urban©

2. Hyrja në fuqi, kohëzgjatja, prishja e kontratës, kontrata

Kontrata hyn në fuqi ligjërisht kur klienti e nënshkruan kontratën ose kur e konfirmon nëpërmjet internetit shërbimin/produktin. Reklamat dhe abonimet e objekteve mbeten të publikuara sipas marrëveshjes për kohëzgjatjen e tyre, megjithatë, klienti ka mundësi për t´i shlyer objektet e lëshuara me qira ose të shitura. Rimbursimi i pagesës skadon dhe vlen vetëm për kohëzgjatjen e publikimit sipas marrëveshjes. Në rast suksesi të parakohshëm (dhënia me qira ose shitja), shpenzimet e shpalljeve të llogaritura paraprakisht të ditëve të publikimit të pashfrytëzuara nuk do të rimbursohen.

3. Kushtet e përgjithshme të pagesës

Pagesa e shërbimeve të platformës së internetit duhet të bëhet para aktivizimit të shpalljes. Klienti mund ta paguajë faturën përmes transferimit bankar 48 orë pas konfirmimit me email. Për transfertat bankare nga jashtë do të paguhet një shumë paushall shtesë.

Shtëpia Urban©nuk i paguan taksat bankare të shpallësve. Ato duhet të paguhen komplet nga shpallësi. Transfertat e pasakta do të përballohen nga shpallësi.
Shtëpia Urban© rezervon të drejtën për të shlyer shpalljet e dërguara paraprakisht në bazën e të dhënave nëse nuk bëhet pagesa.

4. Çmimi

Kushtet e pagesës dhe përllogaritja e shërbimeve/produkteve do të publikohen në platformën e internetit dhe do të shërbejnë si një bazë. Shtëpia Urban© gjithmonë mund t´i përshtatë çmimet sipas zhvillimeve të çmimit dhe të tregut. Çmimet janë në euro dhe përfshijnë TVSH-në.

5. Mbrojtja e të dhënave

Klienti ose shpallësi e lejon Shtëpia Urban© që shpalljet/reklamat t'i integrojë me elementet përkatëse si fotografitë, tekstet etj online ose t´i përpunojë ato. Garantimi i të dhënave personale nuk mund të garantohet plotësisht nga Shtëpia Urban©. Në mënyrë të veçantë, klienti është në dijeni se në vendet e tjera nuk zbatohen patjetër dispozita të ngjashme për mbrojtjen e të dhënave. Të gjitha dokumentet e objekteve, fotografitë dhe planet mbeten pronë e klientit.

6. Publikimi i shpalljes

Shtëpia Urban© e rezervon të drejtën në çdo kohë për të kërkuar ndryshimin e përmbajtjes së shpalljes ose për të refuzuar shpalljen pa dhënë arsye. Nuk do të publikohen shpalljet që i shkelin të drejtat e palëve të treta ose i shkelin kushtet e cilësisë dhe të përmbajtjes. Shpalljet që reklamojnë një kompani gjithashtu nuk do të publikohen.

7. Të drejtat dhe detyrimet e klientit

Klienti është plotësisht përgjegjës për përmbajtjen e shpalljes së tij. Të dhënat e dërguara në Shtëpia Urban© janë të plota dhe nuk shkelin asnjë të drejtë të palës së tretë. Në rast se objekti është dhënë me qira apo është shitur, më së voni 5 ditë më pas duhet të shlyhet shpallja ose duhet të riaktivizohet nëse e publikoni përsëri. 

8. Përgjegjësia

Shtëpia Urban© nuk mund të garantojë ndërprerje të platformës së internetit. Shtëpia Urban© nuk është përgjegjës për reklama ilegale të klientëve, ose si rezultat i përdorimit të palejueshëm të të drejtave të qasjes.

9. Dispozita përfundimtare

Të gjitha elementet e tilla si software, informacionet, të dhënat, layouts, logot, fotografitë, etj në Shtëpia Urban© i takojnë Shtëpia Urban©. Ripublikimi i elementeve ose kopjet janë të ndaluara dhe do të ndiqen me mjete ligjore nëse bëhen pa lejen me shkrim të Shtëpia Urban©.


Shtëpia Urban© - Të gjitha të drejtat e rezervuara.