Siguria

Ruajuni nga mashtruesit. Shtëpia Urban© dëshiron t´i njoftojë shpallësit e vet lidhur me rreziqet e mundshme.

  • Mos bëni asnjëherë transaksione financiare me ngut dhe pa kontratë dhe pa i ndërmarrë të gjitha masat relevante
  • Mos bëni pazare me para kesh, sepse ekziston rreziku i parave të falsifikuara
  • Phishing: Një formë e mashtrimit në internet, për të fituar qasje në të dhënat e përdoruesve të shpalljeve. Mashtruesit lajmërohen përmes emailit për të kontaktuar me ju dhe ju kërkojnë fjalëkalimet dhe të dhënat bankare. Nëse merrni emaila të tillë, mos klikoni mbi link. Mashtruesit përmes të dhënave tuaja mund ta ndryshojnë shpalljen dhe ta zhvendosin te ju. Shtëpia Urban© nuk do të kërkojë kurrë nga ju ta njoftoni për fjalëkalimet tuaja përmes emailit, fjalëkalimet ju shërbejnë personalisht vetëm për login.