Shpallje

Rriteni atraktivitetin dhe cilësinë e shpalljes tuaj dhe ndiqni këshillat tona të vlefshme për shpallje të suksesshme. Këtu i gjeni disa shembuj nga Shtëpia Urban©.

Titulli i shpalljes

Përdorni tituj interesant!

  • Pamje e mrekullueshme e natyrës
  • Banesë ekskluzive me 4.5 dhoma
  • „Jepen me qira për herë të parë“ banesa moderne
  • Shtëpi e madhe për një familje, e rinovuar rishtazi
  • Banesë moderne afër natyrës
  • Shtëpia juaj e re në
  • Ofertë e veçantë në
  • Banim me çmim të volitshëm
  • Banesë me 3.5 dhoma me diell dhe me pamje fantastike

Adresa

  • Adresa e objektit të jepet e saktë dhe mundësisht e plotë

Çmimi

  • Të dhënat për çmimin të jenë korrekte
  • Nëse është e mundur mos përdorni formulimin „Çmimi sipas kërkesës“, e pengon kontaktin e kërkuesit
  • Çmimi të jetë realist dhe në bazë të objektit, rekomandohet ta merrni një vlerësim të çmimit

Përshkrimi i shpalljes

  • Teksti i lehtë për t´u lexuar
  • Informacionet e rëndësishme i shënoni në fillim të tekstit
  • Radhitjen e bëni sipas rëndësisë: p.sh. 2 dhoma gjumi/banjë, WC/ Madhësia e dhomave në m2/ Pajisja (p.sh. Enëlarëse)/ Dyshemeja (p.sh. tepih, parket, qeramikë)/ Pajisje të veçanta (Kopsht, kaminë)/ Rrethina (p.sh. male, fushë lojërash, mundësi për blerje)

Fotografitë

  • Fotografitë të jenë të cilësisë së mirë
  • Rekomandohet t´i bëni fotografitë gjatë ditëve me diell
  • Interieri i pastër
  • Kujdes: Gjësendet e vlefshme si automobilat etj. mos të jenë në fotografi. Rreziku i vjedhjes
  • Renditja e fotografive:

  1. Kopshti
  2. Dhoma e ditës
  3. Kuzhina
  4. Dhoma e gjumit
  5. Banja/WC
  6. Pamja jashtë
  7. Plani

Dokumentacioni i shitjes

I bashkëngjitni dokumentacionin e shitjes dhe planin në formatet .pdf, .doc, dhe .docx. Vetëm dokumentacionet profesionale janë të mirëpritura !